Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar tabelën me të dhënat për koronavirusin nga 1 shtatori deri më sot.
Sipas kësaj tabele, më 1 shtator ka pasur më së shumti raste me COVID-19, 197, ndërkaq sot është shënuar dita me më së paku persona të konfirmuar me këtë virus, gjithsej 43.
Nga kjo shihet se për 17 ditë, numri i të infektuarve ka rënë për 78.17%.
IKSHPK sot njoftoi edhe për 3 persona të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin.
Rastet e para në Kosovë u konfirmuan më 13 mars të këtij viti.