Gati 500 mijë euro janë mbledhur në llogarinë për betejën kudër koronavirusit

Gati 500 mijë euro janë mbledhur përmes donacioneve në llogarinë e hapur nga Qeveria e Kosovës për betejën me koronavirusin.

Sipas ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, deri tash janë mbledhur 481,200 euro. Ai ka bërë të ditur se nga Zvicra janë dërguar 237 mijë euro, nga Gjermania 123 mijë, nga Kosova 34 mijë, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe SHBA-ja.

Tutje Bislimi ka thënë se bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka vendosur që për transferet në këtë llogari të aplikojë tarifë zero euro, duke mos i pranuar 19500 euro që në bazë të rregullave ekzistuese do të duhej të kalonin në llogarinë e BQK-së, si tarifë për transaksion.