Trendi i ikjes së të rinjve drejt vendeve evropiane, pritet tu bashkohen edhe mësimdhënësit. Madje sipas drejtuesve të SBASHK-ut, ikja e madhe do të ndodh pas liberalizimit të vizave. Në telashe të mëdha është gastronomia, e cila ka paralajmëruar se do të kalojë në sistemin vetë-shërbyes, nëse nuk nis të bie trendi i largimit të fuqisë punëtore.
Përveç telasheve me greva dhe rrezikut që procesi mësimor të mos nis nga fillimi i shtatorit, institucionet arsimore mund të përballen edhe me mungesë të mësimdhënësve.
Paralajmërimi është dhënë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.
Kryetari i saj, Rrahman Jasharaj ka thënë se me liberalizimin e vizave, shumë mësimdhënës do ta lënë vendin e punës për të ikur drejt Evropës.
Me mungesë të punëtorëve, veçse ka nisur të përballet sektori i gastronomisë
Kryetari i Odës Hotelerisë e Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva vlerëson së nëse ky trend vazhdon, kafeteritë dhe gastronomia, do të kalojnë në sistemin vetë-shërbyes.
Tash e një kohë të gjatë Kosova po përballët me ikjen e punëtorëve jashtë vendit, derisa shumë kompani kanë filluar të ankohen për mungesë të fuqisë punëtore. /Gazeta10/