Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja kufizuese ndaj pandemisë COVID-19 ka marr vendim që të kufizoj punën e objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive.
Nga sot gastronomia do të punojë deri në ora 21:30 dhe në ambiente të hapura.
“Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30”, thuhet në vendim, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.
Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, nga sot fillon ora policore
Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.
Po ashtu, lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.
“Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 metra katrorë. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët”, vijon njoftimi.
Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet puna apo përdorimi i këndeve të lojërave për fëmijë.
Nga 30 gushti kufizohet edhe qarkullimi i lëvizjes së qytetarëve, duke u rikthyer masa e kufizimit të lëvizjes nga ora 22:00 deri në 05:00.