Gastronomët të dielën protestojnë para Qeverisë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka ftuar të gjithë gastronomët nesër që të dalin para Qeverisë dhe të protestojnë.

Kllokoqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se protesta parashihet të mbahet në orën 21:30. Sipas tij kjo protestë do të bëhet me makina e sirena.

“Nesër, e diele, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!!”, ka shkruar ai në Facebook

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-214.png

Kujtojmë se pak më parë shoqata e gastronomëve të Kosovës përmes një postimi në Fcebook kundërshtuan masat e reja të vendosura sot nga Qeveria e Kosovës.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë”, shkruhet në postimin e tyre.