Avokati i krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj Hysni Gucatit, kryetar i OVL të UÇK-së dhe Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL UÇK-së.
“Prokuroria Speciale në Hagë ka akuzuar të njëjtit sipas tyre për pengim të drejtësisë e që ka të bëjë me publikimin e dosjeve të cilat persona të panjohur i kanë sjell në zyrat qendrore të OVL të UÇK -së”.
“Tani lënda është tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake i cili do ta hedhë aktakuzën apo do ta vërtetojë”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.