Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi, thotë se pas refuzimit për t’u paraqitur në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë, sot ka pranuar një e-mail prej Gjykatës Speciale, të lëshuar me kërkesë të prokurorit Jack Smith.
Siç shkruan si në Facebook, ai është urdhëruar që si përfaqësues i veteranëve të informojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe OVL-UÇK të mos shpërndajë materiale konfidenciale.
“Më është urdhëruar, si përfaqësues i organizatës të veteraneve të UÇK-së, për vendim të datës 25 Shtator 2020, ku kërkon nga OVL-UÇK të informoj Zyrën e Prokurorit të Specializuar nëse merr ndonjë informacion konfidencial ose jopublik të TFHS-së, ZPS-se ose Dhomave të Specializuara dhe të mos shpërndajë asnjë prej këtyre materialeve konfidenciale”, shkruan Gashi në Facebook.
Sipas Gashit, ky vendim është tentativë për të legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Gucatit e Haradinajt.
“Kjo vërteton se publikimi i dokumenteve të deritanishme janë të Gjykatës Speciale”, shkroi ai.