Gashi s’ia përmend emrat Thaçit dhe Veselit: Lufta e UÇK-së e pastër

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka reaguar pas aktakuzës që Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Gashi ka thënë se për LDK-në lufta e UÇK-së është e pastër dhe e lavdishme, duke mos përmendur asnjë emër.

“Lufta çlirimtare e UÇK-së, për ne është e pastër dhe e lavdishme!”, ka shkruar ai në Facebook.