Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka thënë se tashme të gjitha palët e dinë se si duhet të veprohet.
Ai në një postimi në Facebook ka thënë se gjithçka është e qartë, jo vetëm për tani por edhe për të ardhmen.
“Gjykata Kushtetuese vendosi, tashmë të gjitha palët e dinë si duhet të veprohet, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen”, shkruan Gashi.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se madatimi i Avdullah Hotit nga presidenti Thaçi është në përputhje me Kushtetutën.
Kushtetuesja ka konstatuar se votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re.