Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se ka ndërhyrje në listën e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e seancës për votimin e presidentit.
Gashi tha se janë shlyer tre emra dhe janë shtuar tre të tjerë.
Ai këtë adresim e bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
“Ka ndërhyrje në listën nënshkruese për thirrjen e seancës për zgjedhjen e presidentit, janë shlyer në mënyrë fizike tre emra edhe janë shkruar tre emra të tjerë”.

