Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, tha se ai ka ndërhyrë për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vetëm për të “shmangur një incident diplomatik”.
Më 1 gusht, Presidenca e Kosovës akuzoi autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se, presidentes Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV).
Presidenca kosovare deklaroi se për këtë incident kanë njoftuar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, “të cilin e falënderojmë për ndihmën e ofruar”.
“Angazhimi im ka qenë dhe do të jetë që të qetësojmë, të bashkojmë, të mos përçajmë, e të bëjmë incidente”, tha Gashi.
Më 1 gusht, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se në Aeroport kishte shkuar një pjesëtar i sigurimit të Gashit, që ishte polic, “me dy persona të tjerë [policë] dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e Aeroportit dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentes”.
Por, Gashi deklaroi më 2 gusht tha se nëse kushdo ka tejkaluar autorizimet, duhet të mbajë përgjegjësi.