Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur vazhdimin e seancës plenare të datës 18 shtator.
Shefi i grupit parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga deputetët që ta përkrahin propozimin për rimëkëmbje ekonomike të propozuar nga Qeveria, njofton Klan Kosova.
“Unë kam propozuar edhe në seancën e kaluar që të përkrahet ligji i propozuar nga Qeveria dhe brenda këtij ligji të fusim ide të propozuara edhe nga opozita”.
“Nëse është e nevojshme të përkrahim edhe projektligjin për financat publike. Propozimi ynë si LDK është që ta kalojmë sa më shpejt në lexim të parë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike”.