Gashi e Nushi thonë se nuk u rrahën pas debatit në RTK

Avokati Tomë Gashi ka mohuar së është rrahur me përfaqësuesin të PSD-së, Nol Nushin pas një debati në RTK.

Gashi ka thënë se pas emisionit ka qenë një vazhdim i debatit për anëtarët e familjes. Ai ka thënë se  Nushi i ka përmendur se djali i tij nuk ka fituar në zgjedhje.

“Nuk ka pasur rrahje dhe është e teprume,  secili që aludon në gjëra të tilla”, tha Gashi për RTV Dukagjini.

Ndërkaq Nushi ka thënë se Tomë Gashi e ka ofenduar me anëtarë të familjes dhe se fjalët që ia ka thënë ai  nuk mund t’i thotë në publikë për shkak të kulturës së tij familjare.

Nushi ka konfirmuar se e ka gjuajtur me ujë avokatin Gashi, por nuk ka pasur rrahje.

Debatin mund ta ndiqni në minuta e fundit të emisionit.