Gashi: Dokumentet e sjella në OVL të UÇK-së, janë të Gjykatës Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucatika folur për vizitën e sotme të hetuesve të Gjykatës Speciale në zyrat e organizatës.

Ai ka përsëritur që Gjykata Speciale është duke bashkëpunuar me gjykatës të Serbisë.

Kurse, avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi ka thënë se dokumentet e sjella në zyrat e OVL të UÇK-së janë dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale, duke shtuar se edhe vetë ata e kanë pranuar se këto janë dokumente të tyre.

Ai në një konferencë për media ka thënë se Gjykata Speciale është kundër shqiptarëve të Kosovës dhe kundër ish-luftëtarëve të UCK-së.