Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka arsyetuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë e Albin Kurtin. Ai thotë se rrezikimi i raporteve me Amerikën nga Kurti dhe shkelja e marrëveshjes së koalicionit, duke e shkaktuar Agim Veliun.
Pasi ka përmendur raportet me SHBA’në, Gashi ka thënë se Kurti e shkeli marrëveshjen e partneritetit LDK-LVV, kur e shkarkoi Veliun nga pozita e Ministrit të Jashtëm.
“Kryeministrit Kurti vendosi t’i jep fund partneritetit, kur shkarkoi një ministër të LDK’së pa konsultim paraprak”, tha Gashi, transmeton Express.
Shefi i GP të LDK’së thotë se Kurti i ka hyrë luftës për protagonizëm me Presidentin Hashim Thaci.
“Kosova është në një gjendje kur është. Presidenti dhe Kryeministri kanë zgjedhur ta luftojnë njëri-tjetrin”.
Gashi thotë se LDK e përkrahi Kurtin, por ai e shkeli marrëveshjen mes tyre.
“Kurti ishte figurë e re në qeverisje dhe ne u angazhuam me të gjithë kapacitetet për ketë Qeveri që u quajt e shpresës”.
“Kryeministri ka vendosur ta shkel marrëveshjen. Në luftën e tij më Presidentin, Kurti ka vendosur në kokën e tij se kush do të ishte më i mençur dhe më i zoti”, ka shtuar ai.
“Kryeministri Kurti në më pak se 50 ditë punë me destruktivitet dhe mosveprim, ka rrezikuar raportet me aleatët e Kosovës në përgjithësi dhe me SHBA’në në veçanti”
Gashi e ka akuzuar Kurtin se me kokëfortësinë e tij ka bërë që Amerika të ndalë investimet në Kosovë, duke përmendur fondet e Sfidave të Mijëvjeçarit.
Në fund, ai i ka bërë thirrje që të votohet mocioni dhe t’i hapet rrugë krijimit të një Qeverie të re.
“Me këtë, Kuvendi mëson formimit të një Qeverie stabile, në kohëzgjatje të kufizuar, e cila do të adresonte sfidat imediat me të cilat po ballafaqohet vendi”.