Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës nga rajoni i Prizerenit, Nezir Çoçaj, rikthehet sërish në garën për deputet.
Çoçaj, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 dhe 2017, ishte kandidati më i votuar nga rajoni i Prizerenit.
Ai ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim. Aktualisht është drejtor i Institutit Pedagogjik i Kosovës.
Çoçaj po ashtu ka qenë i rreshtuar në radhët e UÇK-së, që nga ditët e para.