Instituti GAP ka publikuar një analizë të Projektbuxhetit për vitin 2023.
Në analizë është konkluduar se problemet që e kanë ndjekur realizimin e buxhetit ndër vite janë përsëritur edhe në planifikimet për vitin 2023.
Ato probleme GAP thotë se janë dinamika e ulët e realizimit të investimeve kapitale, mosndërlidhja e buxhetit me planifikimet afatmesme dhe afatgjate, përdorimi i madh i linjave buxhetore pa destinim konkret, neglizhimi i perspektivës gjinore.
“Problemet që në vazhdimësi kanë ndjekur realizimin e buxhetit ndër vite, janë përsëritur edhe në vitin 2022 dhe në planifikimin për vitin 2023, e ato janë: dinamika e ulët e realizimit të investimeve kapitale, mos ndërlidhja e buxhetit me planifikimet afatmesme dhe afatgjata, përdorim i madh i linjave buxhetore pa destinim konkret, neglizhimi i perspektivës gjinore, etj”, thuhet nga GAP.
GAP ka thënë se ndonëse buxheti për shëndetësi dhe arsim pritet të rritet në vitin 2023, prapë ajo mbetet nën mesataren e BE-së me përqi ndje.
GAP ka thënë se me Projektbuxhetin pritet të krijohet hapësirë për afro 1500 vende të reja pune.
“Me Projektbuxhetin 2023 është krijuar hapësirë për 1,435 vende pune shtesë, nga të cilat 910 për nivelin qendror dhe 525 për nivelin komunal. Tek niveli qendror parashihen 300 vende shtesë për Policinë e Kosovës, 108 pozita të reja për Kuvendin e Kosovës, nga të cilat 100 si shtaf mbështetës politik. Ndërkaq tek komunat, ajo e Prishtinës do të ketë rritje të numrit të lejuar të stafit për 86 punonjës, Komuna e Prizrenit për 44 punonjës, etj”, thuhet nga GAP.