Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se është e tmerruar nga vendimi i Gjykatës Speciale për Salih Mustafën.
Ky reagim i saj vjen pasi Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale, njofton Klan Kosova.
“Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin qe t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime”.
Gjykata Speciale e dënon me 26 vjet burg Salih Mustafën
“Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajë kur vendosa të votoj kundër kësaj gjykate që sot po e përdhosë gjakun e sakrificën e popullit tim”.
“Sot edhe pse ndërgjegjen e kam të pastër, shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN dhe për veprën sublime të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, për KRYEVEPRËN E HISTORISË SONË KOMBËTARE”.