Ka eskaluar debati mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Derisa ishin duke diskutuar, Musliu është ngritur nga tavolina duke e quajtur rrugaç, derisa ia ka hedhur edhe gotën me ujë.
“Kjo tema e granteve unë e di që në adresa të caktuara ngjallë edhe nervozë, për shkak se njëri prej tyre je edhe ti (Ganimete Musliut). Me gjuhën që përfaqëson edhe mënyrat që i prezanton temat, e përfaqëson krimin ndaq me e ditë. Ajo pjesa e krimit në Ministri të Bujqësisë ka një mbështetje politike, e këtu po del që ti je njëri prej zyrtarëve me prapavijë”, ka thënë ministri Peci, derisa deputetja Musliu e ofendoi me termin ‘rrugaç’.