Ish -deputeti i LDK-së, Gani Geci thotë se së fundmi e ka marrë një kërcënim për vrasje. Ai ka thënë se motivet mund të jenë ngjarjet e luftës, pas saj dhe zhvillimet në Gjykatën Speciale.
Geci thotë se mund të angazhojnë vrasës me pagesë për ta vrarë.
“Një djalë nga Peja më ka shkruar në Facebook. E kam pyetur a je I gatshëm këtë me thënë në Polici. Ai ka dhënë deklaratën në Polici dhe tash është nën hetime. Motivet janë të luftës e të pasluftës e të Gjykatës Speciale. Mund të gjejnë vrasës me pagesë. Por unë se kam ndërmen të ndalem”, tha Geci në Politiko të Kanal 10.
Ai ka thënë se nuk ka kërkuar mbrojtje nga Policia.
“Nuk kam kërkua mbrojtje, policia duhet ta vlerësojnë vet, unë nuk frikësohem prej vdekjes. Dhjetëra herë kanë tentua dhe unë jam gjallë”, tha ai.