Ylli i klubit zviceran të futbollit “Grasshopper” Ana Maria Marković ka pranuar së fundmi se është fanse e Cristiano Ronaldos.
Në një intervistë të fundit, Marković konfirmoi se e admiron bashkatdhetarin e saj Luka Modric, por sulmuesi i Manchester United mbetet frymëzimi i saj kryesor.
“Modric është modeli më i rëndësishëm për mua, një lojtar i klasit botëror që përfaqëson Kroacinë. Por idhulli im dhe lojtari im i preferuar është Cristiano Ronaldo, ai ka disiplinë të jashtëzakonshme. Mendoj se është shumë e rëndësishme të jesh plotësisht i përkushtuar ndaj sportit dhe të kesh një mentalitet fitues si Cristiano”.

Ana Maria Markoviç që nga viti 2019 përfaqëson Grasshopper dhe gjithashtu luan për kombëtaren kroate. Ana Maria Markovic, është shpallur së fundmi futbollistja më e bukur në botë. Mirëpo, sipas Top Albania Radio, në deklaratën e bërë së fundmi 22-vjeçarja ka thënë se i pëlqen që e konsiderojnë të bukur, mirëpo nuk dëshiron të konsiderohet si femra ‘më seksi’ e futbollit, pasi merr mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme nga meshkujt. Bukuroshja është e rregullt me postimet sensuale në Instagram, ku aktualisht ndiqet nga më shumë se 627 mijë fansa.