Fulhami e ka mposhtur Brentfordin në finalen e plejofit të Championshipit dhe e siguroi rikthimin e menjëhershëm në Premier League falë dy golave nga Joe Bryan në vazhdime, pasi koha e rregullt përfundoi pa gola. Takimi përfundoi 2:1 në të mirë të Fulhamit, me ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Wembley”, pa praninë e tifozëve.
Mbrojtësi i krahut të majtë e zuri në befasi portierin kundërshtar, David Raya, dhe nga një largësi e madhe shënoi në minutën e 105 të ndeshjes, me portierin spanjoll që priste një harkim në zonë.
Futbollistët e Brentfordit u hodhën në sulm për ta gjetur golin e barazimit. Megjithatë, ishte Fulhami që shënoi sërish nëpërmjet Bryanit, i cili mposhti portierin Raya për herën e dytë. Ishte njëherësh edhe goli i qetësisë tre minuta pa përfunduar i gjithë takimi.
Henrik Dalsgaard më pas shënoi me kokë nga afërsia në minutën e katërt të kohës shtesë, por ishte gol i vonshëm për një rikthim.