Pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë në Kosovë, gjendja sinoptike do të ndryshoj dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.