Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Alush Agushi, është figura e radhës e ftuar nga Gjykata Speciale.
Vëllai i tij, Ramush Agushi, ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook. Ai e ka quajtur Specialen të padrejtë, teksa ka thënë se “asnjë gjykatë s’mund ta njollosë luftën e UÇK-së”.
Nuk është bërë e ditur në çfarë cilësie është ftuar Agushi.
“Gjykata Speciale në përmbushjen e misionit të saj po i vazhdon thirrjet e të gjithë çlirimtarëve tanë, sot është ftuar në intervistim edhe Gjeneral Alush Agushi (Mala), vëlla ashtu si ti dhe shumë çlirimtarë të tjerë do të triumfoni edhe përballë kësaj pa drejtësie, sepse kontributi juaj për vendin nuk ka të bëjë me kurrfarë krimi, misioni juaj ishte çlirimi i Kosovës!” ka shkruar Agushi në Facebook.