Ftesa për Lulzim Bashën, flet Edi Rama: Nuk kam asnjë kufij, asnjë vijë të kuqe

Kryeministri Edi Rama është shprehur në emisionin “Opinion” se ftesa e tij për bashkëpunim me PD nuk ka asnjë vijë të kuqe dhe asnjë kufij. Rama theksoi se kjo ftesë është vetëm për PD dhe jo për LSI dhe se ai njeh si opozitë vetëm PD-në.

Pjese nga diskutimi 

Fevziu: Cili është bashkëpunimi në të cilin ju e ftoni?

Rama: Nuk kam asnjë kufi.

Fevziu:  As bashkëqeverisje?

Rama: Asnjë kufi.

Fevziu: As bashkëqeverisje?

Rama:  Nuk të jap ty përgjigje se s’je kryetar i opozitës, por të sugjeroj të bëhesh. Unë nuk kam asnjë kufij. Fare. Nuk kam asnjë tabu, fare zero.

Hoxha: A jeni i gatshëm të përsërisini zgjedhjet lokale?

Fevziu: Po vijë të kuqe?

Rama: Asnjë vijë të kuqe.

Fevziu: Përballë opozitës shqiptare?

Rama: Jo opozitës shqiptare, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Unë di opozitë Sshqiptare Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Fevziu: Po LSI?

Rama: Nuk më intereson fare, LSI për mua i përket një kategorie tjetër