Është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 4-vjeçar që ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuara se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 12:00. I njëjti është dërguar për procedura mjeko-ligjore.
Trupi i pajetë i 4-vjeçarit është gjetur nga ekipet e FSK-së.
Fëmija ishte i raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme, ndërsa trupat e FSK-së kanë dalë në vend ngjarje dje në orët e vona të pas ditës, pas kërkesës së Qendrës së Situatave, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës.
Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si 4-vjeçari ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit.