Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia me virusin COVID-19, ka ndikuar në rënien e shitjeve në tregun e Kosovës, edhe te produktet e prodhuara në Frutex , por kjo rënie në tregun vendor është kompensuar nga rritja e eksportit.
Në periudhën janar- korrik të këtij viti, Frutex ka pasur një rritje prej 20 për qind në eksport.
Rritja më e madhe ishte në tregun e Gjermanisë, Zvicrës, Belgjikës, Jordanisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë Frutex edhe në muajt në vazhdim presim të ketë rritje të eksportit.
Vlen të theksohet se kompania Frutex eksporton produktin Golden Eagle dhe Relax, në afër 30 vende të botës me shtrirje në 4 kontinente të globit.
Frutex vazhdon të punoj me kapacitete të plota në rritjen e eksportit nga dita në ditë.