Kompania “Frutex” nga Suhareka e cila merret me prodhimin e pijeve nga frutat “Relax” dhe pijes energjike “Golden Eagle”, ka nisur eksportin e pijeve edhe për në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këtë e ka bërë të ditur, pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, i cili ka shkruar se eksporti është destinuar për shtetin e New York-ut. /Gazeta Stop/