Frutat me bërthamë – si t’i përdorni dhe vlerat e tyre

Frutat me bërthamë e marrin emrin e tyre nga “guri” në qendër, që është i mbështjellë nga tuli.

Ka një shumëllojshmëri frutash që bëjnë pjesë në këtë grup dhe disa mund t’ju befasojnë!

Pjeshkët

Një nga frutat më të njohura në këtë grup janë pjeshkët.

Ato vijnë në varietete nga më të ndryshmet dhe mund të përdoren edhe për gatim.

Këto fruta janë të shkëlqyera për pjekje në skarë ose për t’u shtuar në ëmbëlsira të ndryshme.

Ato dalin në shijte në mes të verës dhe deri në fillim të vjeshtës.

Nektarinat

Shumë të ngjashme me pjeshkët, ndryshimet e vetme janë se është lëkura e tyre është pa push dhe struktura më e fortë.

Ashtu si pjeshkët, nektarinat vijnë në varietete të ndryshme dhe mund të përdoren në mënyrë të njëjtë në kuzhinë.

Kumbullat

Karakterizohen nga një lëkurë e hollë, e lëmuar dhe tul shumë të lëngshëm. Ju mund t’i përfshin në sallata, por edhe të bëni me to reçel dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Kumbullat vijnë në një larmi ngjyrash dhe shijesh, ato gjenden në treg nga pranvera deri në fillim të vjeshtës.

Qershitë

Qershitë janë fruti i parë me bërthamë që shfaqet në pranverë dhe variojnë nga të thartë në të ëmbël.

Ju mund t’i përdorni për ëmbëlsira ose edhe për një meze të ëmbël gjatë ditës.

Kajsitë

Kajsitë i ngjajnë pjeshkës dhe nektarinës, por janë më të vogla në madhësi. Shija e tyre është e thartë, por tekstura e butë.

Në kuzhinë ërdoren kryesisht për të bërë reçel ose konsumohen të thata, pasi lëkura e tyre është e pasur me pektinë (e cila i jep reçelit konsistencën e tij të trashë).

Mjedrat

Në të vërtetë Mjedrat nuk janë manaferra, ato janë fruta me bërthamë!

Çdo kokërr përbëhet nga një grup frutash të vogla me farë. Mjedrat janë të gjithanshme në kuzhinë!

Ju mund t’i kombinoni më së miri me çokollatën për të bërë ëmbëlsira ose duke i kombinuar në mënyrë perfekte me produkte mishi si ai i derrit.

Ullinjtë

Po, ullinjtë janë në të vërtetë fruta me bërthamë. Atp vijnë në një gamë të gjerë varietetesh në varësi të kohës së korrjes dhe mënyrës se si rriten.

Përdorimet janë të pafundme që nga pica, sallatat, e deri tek disa pije.

Hurmat e Arabisë

Hurmat variojnë në ngjyrë nga e kuqe në të verdhë ose në kafe dhe kanë një strukturë të butë dhe aromë të ëmbël. Ato janë të shkëlqyera për tu ngrënë si meze nëse dëshironi të merrni më shumë fibra. /AgroWeb.org