Frutat dhe perimet që mund të zëvendësojnë bukën në mëngjes

Buka e bardhë përmban konservues dhe aditivë të tjerë. Pra, është mirë ta zëvendësoni atë me këto perime dhe fruta të shëndetshme për mëngjes, raporton portali “Health Shots”.

Për shumë njerëz, buka dhe gjalpi është një opsion i shpejtë për mëngjes. Në fund të fundit, përgatitja e tij është e thjeshtë, e përshtatshme dhe e lirë! Buka, e cila shpesh përgatitet nga brumi i bërë me miell dhe ujë, vjen në lloje të ndryshme, por shumica e tyre, veçanërisht buka e bardhë, janë kokrra të rafinuara me një indeks të lartë glicemik dhe me vlerë të ulët ushqyese. Në fakt, buka e bardhë bën pjesë në kategorinë e ushqimeve me shumë karbohidrate. Prandaj, mund të jetë veprim i mençur të kërkoni alternativa të shëndetshme për ta zëvendësuar bukën. Ekspertët shëndetësorë u sugjerojnë t’i provoni këto perime dhe fruta ushqyese për mëngjes.

Patatet

Ato përmbajnë nivele të larta të karbohidrateve dhe fibrave, të cilat i bëjnë një zgjedhje e mirë për të mbajtur nën kontroll shëndetin e zorrëve dhe peshën. Në fakt, shtimi i patateve në mëngjes do t’ju ofrojë karbohidrate komplekse të cilat janë të mira për ata që ndjekin një regjim intensiv të stërvitjes kardio.

Specat e kuq të ëmbël

Të gjithëve na pëlqen të shtojmë ngjyra në vaktet tona dhe asgjë nuk mund të jenë më të shijshme dhe të shëndetshme se specat e kuq të ëmbël. Ato janë të pasura me disa lëndë ushqyese thelbësore, duke përfshirë vitaminat A dhe C, kaliumin, acidin folik dhe fibrat.

Mollët

Përfitimet e kësaj frute janë të pafundme. Fillimi i ditës me një sallatë me mollë është një alternativë më e shëndetshme dhe më e shijshme për ta zëvendësuar bukën. Duke qenë të pasura me fibra dhe antioksidantë, mollët lidhen me një rrezik më të ulët të disa sëmundjeve, si diabeti, shëndeti i zemrës dhe kanceri.

Sallata e gjelbër

Nëse ju pëlqen të filloni ditën tuaj me një burrito, atëherë mund të përdorni sallatë të gjelbër për ta bërë një specialitet të tillë. Gjithashtu mund t’i shtoni produktet dhe salcat tuaja të preferuara të shëndetshme për ta bërë atë edhe më të shijshëm.

Lakra

Lakra është e pasur me fibra dietike, vitaminë K dhe C dhe nëse nuk ju pëlqen ta filloni ditën me një sallatë me gjethe, mund të përdorni gjethet e lakrës për të bërë burrito.

Karotat

Vitamina C, kalciumi, hekuri, biotina, vitamina K1, kaliumi, vitamina B6 dhe luteina, janë të gjitha të pranishme në karota. Karotat janë të shijshme edhe nëse i hani të gjalla. Por nëse doni të jeni pak eksperimentues në lidhje me to, mund t’i përdorni në sallata ose burrito.

Ananasi

Ananasi është një frutë i shijshëm. Bëhuni pak eksperimental me ananasin dhe përgatiteni vet ushqimin e mëngjesit të pasur me antioksidantë.

Pse frutat dhe perimet janë më të mira se buka?

Krahasuar me frutat dhe perimet, sasia e lëndëve ushqyese thelbësore në bukë është disi e ulët. Ajo përmban shumë kalori dhe karbohidrate dhe ka nivele të ulëta të proteinave, yndyrës, fibrave, vitaminave dhe mineraleve. Ka shumë ushqime të shëndetshme që mund ta zënë vendin e bukës në tryezën tuaj, por frutat dhe perimet e freskëta janë ato që ju vijnë në mendje. Fakti që frutat dhe perimet janë një burim i mrekullueshëm i vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve të rëndësishëm, i bën ato të shëndetshme dhe të preferuara për konsumim.