Kur fillon të shtohet dëshira për sheqer, mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë t’i rezistosh ngrënies së një pjate të madhe me akullore. Por, dëshira për ëmbëlsirat nuk është diçka për t’u ndier të turpëruar.
Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Journal of Nutrition”, deri në 97 për qind e grave dhe 68 për qind e burrave raportojnë se ju ndodhë që shumë shpesh të lakmojnë ushqime të caktuara, duke përfshirë këtu edhe ëmbëlsirat.
Dëshira për gjëra të ëmbla ndodhë kryesisht kur njerëzit i kufizojnë karbohidratet ose kanë mungesë të proteinave në dietën e tyre. Në këso raste, ekspertët sugjerojnë që është më mirë të hani fruta me djegie të ngadaltë në kombinim me burimet e yndyrës dhe proteinave.
Ndërsa dëshira për sheqer mund të jetë mënyra e trupit tuaj për të komunikuar me ju ushqyesit që i mungojnë, ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në frenimin e dëshirës për ëmbëlsirat. Kryesorja është fruta e pasur me vlera të ndryshme ushqyese, avokado.
Avokadot jo vetëm që janë një burim i fortë proteinash, por ato ofrojnë yndyra të shëndetshme të pangopura të cilat luajnë rol të madh në ushqyerjen dhe kënaqjen e trupit.
Një faktor tjetër që e rrit nevojën e trupit për ëmbëlsira mund të jetë çekuilibri në sheqerin në gjak. Avokadot sjellin lëndë ushqyese që kufizojnë rritjen e insulinës dhe sheqerit në gjak. Plus, përmbajtja e lartë e fibrave në avokado mund të ndihmojë në ngadalësimin e shkallës së tretjes dhe shkakton një rritje më graduale të sheqerit në gjak.
Shtimi i avokadove në sallata, pjata me vezë, të grira në bukë të thekur me drithëra të plota apo edhe ëmbëlsira, do t’ju japë kënaqësinë e mjaftueshme për t’ju mbajtur të ngopur pa pasur nevojë të kërkoni ushqime me sheqer të lartë.