Fruktoza, një nga shkaktarët e mbipeshës

Në një studim të ri ekspertët kanë rezultuar me një teori të re për mbipeshën. Ata kanë gjetur se fruktoza është një ndër shkaktarët më të mëdhenj të mbipeshës. Sheqeri natyral që gjendet në shumë pemë e perime përmban rrezik tepër të madh kur është i përpunuar, sidomos atëherë kur përzihet me sirupin e misrit nëpër lëngje dhe ushqim si biskotat, patatinat, e shumë ushqime të tjera të këtij lloji.

Është raportuar se në dekadat e fundit mbipesha ka qenë problem në rritje në gjithë globin. Kjo ka ndodhur për shkak të konsumimit të kalorive në sasi më të mëdha sesa që është e nevojshme.

Ka një hipotezë se karbohidratet rrisin nivelin e insulinës duke shkaktuar mbipeshë.

Pastaj është edhe një hipotezë tjetër se moskonsumimi i proteinave çon në uri.

Një artikull i botuar më 17 tetor në revistën “Obesity” sugjeron se këto teori nuk janë të papajtueshme me njëra-tjetrën dhe se të gjitha ato mund të mblidhen së bashku në një rrugë të unifikuar që përqendrohet rreth një nxitësi të vërtetë të urisë: fruktozës.

Ky agjent që njihet si sheqeri i frutave është një sheqer i thjeshtë i quajtur “monosakarid” dhe gjendet në bimë.

Nëse konsumohet shpesh, fruktoza, mund të dëmtojë mitokondritë duke zvogëluar sasinë e tyre në qeliza. Kjo shkakton ulje të energjisë trupore dhe i bën njerëzit të duan të hanë më shumë.

Sasia e fruktozës brenda frutave natyrale është shumë më pak se ajo që është brenda lëngjeve ose ëmbëlsirave të fabrikuara. Për më tepër, fibrat e pranishme në fruta kundërveprojnë efektet negative që shkakton fruktoza në metabolizëm.

“Fruktoza është ajo që ia ulë fuqinë metabolizmit dhe kështu humb kontrollin e oreksit, por ushqimet e yndyrshme bëhen burimi kryesor i kalorive që nxisin shtimin në peshë”, ka thënë Richard J. Johnson udhëheqës i studimit.