Përhapja e vazhdueshme e koronavirusit po detyron institucionet në mbarë botën të rimendojnë shumë ndërhyrjen me anë të një mjeti të veçantë që kanë në dorë – paratë e gatshme.
Në fund të javës, Banka Qendrore e Koresë së Jugut ka deklaruar se çdo lloj pagese me para në dorë do të ndalohen ose pezullohen për një afat të pacaktuar, pasi paraja, si objekt shkëmbimi ka qarkullimin më të lartë se çdo gjë tjetër dhe mund të shërbejë si mënyrë transmetimi i virusit. Të gjitha paratë e gatshme aktuale është vendosur të digjen, përcjell Telegrafi.
Kështu edhe Koreja e Jugut po e ndjek iniciativën e Kinës rreth pastrimit të thellë të parave potencialisht të infektuara. Në Kinë, më herët paratë u trajtuan me dritë ultravjollcë dhe temperatura të larta, ose në disa raste edhe u shkatërruan plotësisht. Paratë e trajtuara vijnë nga zona të infeksionit me rrezik të lartë, siç janë spitalet.
Ndërkohë, edhe muzeu i Louvreit në Paris ka ndaluar përdorimin e parave të gatshme, në mesin e shpërthimit të virusit nëpër Evropë.
Vendimi i saj për të pranuar vetëm pagesa me karta krediti ishte pjesë e një përpjekjeje për t’i bërë punonjësit të ndihen më të qetë për t’u rikthyer në punë.
Shqetësimet për paratë vijnë pasi numri botëror i njerëzve të infektuar nga koronavirusi po tejkalon 100 mijë personat, kryesisht në Kinë. Për pasojë masat mund të nxisin miratimin e pagesave digjitale, teknologji e re e cila gjithsesi ka pasur një trend shumë të lartë dekadën e fundit.