Franca ka tejkaluar Spanjën sa u përket vdekjeve të regjistruara si pasojë e koronavirusit, duke u kthyer në shtetin e katërt të prekur më keq në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 248 vdekje, duke e rritur shifrën totale të viktimave në 26,991 – 17,003 prej të cilëve kanë vdekur nëpër spitale dhe 9,988 nëpër shtëpi kujdesi.
Megjithatë, numri i personave nëpër spitale dhe kujdes intensiv ka vazhduar të shënojë rënie.
Ekspertët kanë paralajmëruar se është e vështirë që të bëhen krahasime ndërkombëtare në mes të numrit të viktimave, pasi shtetet kanë mënyra të ndryshme të regjistrimit të të vdekurve.