Anadolu Agency ka publikuar fotografi nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në Turqi, ku vdiqën 15 qytetarë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe disa autoambulanca.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Gaziantep-Nizip. Sipas Guvernatorit të Gaziantepit, në mesin e të vdekurve janë tre zjarrfikës, dy personel shëndetësor dhe dy gazetarë.




