Sot në mëngjes, ndërtesa e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), është kapluar nga zjarri.
Janë djegur zyrat e ish-drejtorit të IML-së, Arsim Gërxhaliut dhe zëvendësdrejtorit Ditor Halitit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Sipas tyre, nuk ka persona të lënduar nga zjarri.
Ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimin e rrethanave që kanë shkaktuar zjarrin në këtë objekt.


