Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë të muajit nëntor, miqësoren kundër Jordanisë.
Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00, shkruan Demokracia.com.
Sfida e sontme është e para pas shkarkimit të trajnerit, Bernard Challandes dhe njëherit e para për trajnerin e përkohshëm, Primoz Gliha.
Ky i fundit ka bërë publike formacionin me të cilin do ta nis këtë ballafaqim kontrollues.
Sfida në kryeqytet do të drejtohet nga gjyqtarët nga Maqedonia e Veriut, Dejan Jakimovksi si kryesor me dy asistentët, Dejan Kostadinov, Kushtrim Lika.
Formacionet zyrtare:
KOSOVA (3-4-3): Muriq, Kryeziu, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Shala, V.Berisha,Fazliji, Rashica, Halimi, Muriqi.
JORDANIA (3-5-1-1): Abulaila, Dumeiri, Nasib, Abuhasheesh, Abdullarman, Marde, Halkal, Rawabdeh, Haddad, Falsal, Olwan.