Një situatë aspak normale dhe një sjellje e pahijshme, kështu u përkufizua gjesti i Kylian Mbappe në sfidën e javës së dytë ndaj Montpellier.
Francezi u shfaq i pakënaqur pasi nuk u shërbye nga Vitinha dhe la përgjysmë aksionin e parizienëve.
Një mbrëmjen ku Mbappe ishte pothuajse gjatë gjithë kohës i pakënaqur dhe pse në fund shënoi një gol.
Mediet franceze raportojnë se forma e mirë e Neymar, por edhe marrëdhënia e brazilianit me Messi-n janë arsyet kryesore të “trishtimit” për Kylian.
Një situatë që duhet të ndryshohet dhe për këtë ka menduar trajneri.
Galtier ka planifikuar që gjatë javës të ketë një bisedë me “dyer të mbyllura” së bashku me Neymar dhe Mbappe.
Madje dhe gjatë ndeshjes në fundjavë ka pasur një moment të sikletshëm midis tyre. Mappe gaboi nga pika bardhë në minutën e 23-të, ndërsa penalltinë e dytë e mori përsipër Neymar, i cili komunikoi me francezin, me këtë të fundit që nuk mbeti shumë i kënaqur. Në fund Neymar shënoi në minutën e 43-të.
Të dy lojtarët kanë pasur “shkëndija” mes tyre dhe duket se asgjë nuk ka kaluar, por ish-trajneri i Lille kërkon që kjo të marrë fund, jo vetëm për të qetësuar dyshen Neymar-Mbappe, por edhe për të mirën e skuadrës, pasi dyshja ka ndikim te pjesa tjetër e ekipit.