Ekipet e Forenzikës kanë arritur në vendin e ngjarjes për ta ekzaminuar vendin e ngjarjes ku ka ndodhur një vrasje në lagjen Dardania.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, ka konfirmuar se një person ka mbetur i vrarë.
Borovci tha se policia është në kërkim të dorasit.
“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën ‘Bashkim Fehmiu’ në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”.
“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”.
“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialistët për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitet e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes”.