Forca të shumta policore në shtëpinë e Thaçit (Foto)

Forca të shumta të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë stacionuar në shtëpinë e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Aktualisht, gazetarët janë lënë më larg hyrjes së shtëpisë së Thaçit, teksa brenda po kryhen bastisje, shkruan lajmi.net.

Aty është parë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe avokati Dastid Pallaska.

Bastisje janë duke u kryer edhe në shtëpinë e Rexhep Selimit dhe banesën e Kadri Veselit.