Fondacioni “Labinot Tahiri” i dhuroi QKMF-së në Podujevë dy aparate për prodhim të oksigjenit

Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri, ka vizituar sot Komunën e Podujevës, me ç’rast nga Fondacioni “Labinot Tahiri” Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Podujevë, ia ka dhuruar dy aparatura për prodhimin e oksigjenit.


Me rastin e dorëzimit të donacionit, e falënderova humanistin Tahiri për aparatet e dhuruara, për të cilat potencova se janë shumë të nevojshme për QKMF-në, duke pasur parasysh situatën pandemike me Covid-19, në të cilën ndodhemi.


Falenderova Fondacionin ‘Labinot Tahiri’ për këtë donacion, të mirëseardhur për ne, bazuar në situatën me pandeminë që e kemi në komunën tonë. Ne zotohemi për bashkëpunim edhe me institucione të tjera më qëllim të krijimit të kushteve më të mira për punëtorët shëndetësorë.
Ne e si komunë do t’i ndërmarrim hapat e nevojshëm për të përmirësuar furnizimin dhe për t’i krijuar kushtet për shërbime sa më të mira për pacientë.


Udhëheqësi i fondacionit, Labinot Tahiri, na premtoi vazhdimin e përkrahjes për Komunën e Podujevës, në mënyrë që të ndihmohet sektori i shëndetësisë në këto kohë të vështira. Ai premtoi që fondacioni i tij javët në vijim do të dhurojë edhe një autoambulancë për QKMF-në në Podujevë.