Drejtuesi i Fondacionit humanitar “Golden Eagle” Shaqir Palushi ka njoftuar se e do t’i ndajnë 13 mijë euro për punëtorët e shëndetësisë të cilët po e luftojnë koronavirusin.
Njoftimi i plotë:
Sot sytë e të gjithë njerëzimit janë drejtuar tek mjekët, të cilët i shohim si shpresë e vetme për shpëtim nga kjo keqe që ka kapluar botën.
Ata sot po rrezikojnë jetën e tyre, për të shpëtuar jetën e të tjerëve.
Zoti i ruajt kudo që janë!
Duke marrë parasysh këtë, fondacioni “Golden Eagle” ka ndarë për stafin mjekësor të Repartit Infektiv të QKUK-së 10,000 euro dhe 3,000 euro tjera për stafin e QKFM-së në Suharekë.
Të dashur qytetarë, mbështetja ma e madhe që mund t’u japim atyre, është duke i respektuar këshillat e tyre.
#RriNëShtëpi.