Fondacioni Golden Eagle dhuron 350 veshje antibakteriale për mantelbardhët

Fondacioni Golden Eagle ka ndarë 350 palë veshje antibakteriale me vlerë rreth 10 mijë euro për mantelbardhët.

Veshjet janë ndarë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, Spitalin Regjional të Prizrenit, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Gjate ditëve në vijim do të dhurohen edhe afër 100 palë veshje tjera, nga Fondacioni Golden Eagle.