Vetëm 47,6 për qind e planit vjetor të punës së qeverisë është realizuar për periudhën janar-qershor të këtij viti, thuhet në gjetjet e monitorimit të realizimit të planit vjetor nga Lëvizja “Fol”.
Drejtoresha e “Fol”, Megi Demolli tha se nga 2,063 aktivitete, janë realizuar vetëm 47,6 për qind të planit për këtë periudhë.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes nuk është përgjigjur në pyetësorin e Lëvizjes “Fol”.
“Zyra e Kryeministrit ka paraparë 98 aktivitete, por ka realizuar vetëm 46,9 për qind. Ministria e Punëve të Jashtme ka paraparë 35 aktivitete. Ministria e Drejtësisë ka realizuar vetëm 55 për qind të aktiviteteve”, ka thënë ajo.