Florim Ejupi, i akuzuar për disa vrasje në Kosovë, ka rrëfyer momentin e rrallë ku para disa vitesh ai kishte arritur që të arratiset nga “Bonsteel-i”.
Ai thotë se nuk janë të vërteta fjalët që ai ka ikur përmes koshit të teshave, duke thënë se ai ka arritur që të arratiset, pasi që kanë qenë dyert hapur.
“Po shumë kollaj ka qenë më ik prej Boonstel-i, dyert kanë qenë qel. Nuk është e vërtetë që jam futur në koshin e rrobave të palara. Thjeshtë dyert kanë qenë hapur dhe unë kam ikur”, ka thënë Ejupi në debat plus të rtv Dukagjinit.
Ejupi ka folur edhe për akuzat e “Express -Nish”, ku një autobus me serbë, ishte hedhur në erë pas luftës në Kosovë.
Ejupi ishte arrestuar nga policia e UNMIK-ut në atë kohë derisa ishte arratisur nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit,
I njejti tash është rreth 41 vjeçar, derisa vjen nga fshati Sekiraqë i Komunës së Podujevës.