Në mesin e 20 personave të infektuar me koronavirus është këngëtari nga Gjakova Muhamet Sejdiu.
Lidhur me gjithë këtë, ai ka folur sot se si po ndjehet pasi u prek nga ky virus.
Sejdiu tha se sot është më mirë, falë stafit të mjekëve në Klinikën Infektive në QKUK.
“Mirë, mirë, sot më mirë duke iu falënderuar stafit të mrekullueshëm heronjve në Spitalin e Prishtinës, këtu në repartin e infektives”, tha Muhamet Sejdiu.
Sipas tij, kjo është sprovë që mundet t’i ndodhë çdokujt.
“Më ka ndodhë mua bashkë me shoqen time po. Isha jashtë, në Gjermani, në Turqi, si unë më çdo javë. Çdo vikend në udhëtime. Jam kthyer më datën 9 dhe kam pas probleme si grip njëherë, po se kam marr me mend se e kam këtë grip. Pastaj e kam kontaktu Dr.Salihin m’tha eja menjëherë bëjë analizën dhe më dolën pozitive”, tregoi Sejdiu.
Ai pati një lutje për gjithë popullin që mos të bëjnë panik.
Ndryshe duhet përkujtuar që me të shfaqur koronavirusi në Kosovë, Qeveria ndërmori masa shtesë në mënyrë që të parandalohet.
Qytetarët këshillohen të qëndrojnë më të mbyllur nëpër shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me njëri-tjetrin, të mos frekuentojë vende ku mund të preken nga virusi dhe të mos bëjnë panik, por të kujdesen.