Flet kundërkandidati i Vjosa Osmanit për President, thotë se është kandidat serioz

Kundër kandidati i Vjosa Osmanit për President, Nasuf Bejta ka thënë se është pretendent serioz për të marrë pozitën e të parit të shtetit.

Nafus Bejta i cili ishte kandidat për deputet nga Lista “Guxo”, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje i tha Telegrafit se pretendon të fitojë në garën për President të Kosovës.

“Po jam kandidat për President. Natyrisht mendoj se do të fitoj, përndryshe nuk do t;i hyja kësaj gare”, tha Bejta.

I pyetur nëse tashmë është dorëzuar kërkesa për seancë të jashtëzakonshme në Kryesinë e Kuvendit, ai u shpreh se janë duke u bërë përpjekje që kjo kërkesë të dorëzohet sot.

Ndryshe, burime brenda Lëvizjes Vetëvendosjes kanë thënë se nënshkrimet për dy kandidatët e nevojshëm për tu mbajtura seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës janë të gatshme.

Dy kandidatë për presidentë tashmë kanë mbi 30 nënshkrime për thirrjen e kësaj seance.

Nuk dihet ende se kur do të mbahet seanca por, Lëvizja Vetëvendosje duhet ta dorëzojë fillimisht kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, të cilët pastaj do të vendosin për mbajtjen e seancës.