Haris Kelmendi, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, është arrestuar të enjten në mbrëmje për herë të dytë, nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Në një video të publikuar shihet keqtrajtimi i një 18 vjeçari nga polici Haris Kelmendi në vitin 2018, vepër kjo për të cilën i njëjti u arrestua të enjten.
Lidhur me video-incizimin e publikuar të premten ka reaguar i riu Leotrim Rama, që si 18-vjeçar, u keqtrajtua nga polici duke sqaruar edhe një herë ngjarjen e ndodhur në vitin 2018.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në stacionin e policisë është goditur nga polici Haris Kelmendi. I riu rrëfen se në momentin e rrahjes, aty ishin të pranishëm edhe 4-5 zyrtare të tjerë policor duke incizuar.
Tutje, ai thotë se ndonëse kanë kaluar tri vjet nga kjo ngjarje dhe gjatë kësaj kohe ka pasur edhe seanca të psikologu, pasi siç tha ai trauma vetëm sa vjen e shtohet.
“… siç shihet në këtë video 10-15 sekondëshe keqtrajtimi, malltretimi, dhuna psiqike dhe fizike këtu ka qenë fundi i rrahjes sime 2 orëshe nga te gjithë policët e ndërrimit të asaj nate… ku ne fund pas gjithë asaj sjellje kolegët e Harisit m’u drejtuan ‘Qe një cigare prej neve’. Unë gjithashtu kërkova ta thërras edhe ndihmën e shpejtë, pasi isha i rrahur aq keq e i dhunuar, e ceku fizikisht dhe psiqikisht… ata mu drejtuan ‘hajt se s’ki nevojë se mirë je’. Pas gjithë dhunës që m’u shkaktua atë nate, kisha presion nga policia që ta ndërroja deklaratën time se gjoja unë kam pasur armë tjetër (revole) në makinë dhe shoku im më ka kërcënuar për tu larguar nga policia, ishte vetëm një propagandë e Harisit dhe kolegëve të tij”, ka shkruar Rama, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i të riut Leotrim Rama:
“Une, Leotrim Rama si 18 vjeçar ne 2018…
Ne vitin 2018 isha “shoqeruar” ne stacionin policor per te dhene deklarate per shkeljen time qe kisha bere aso kohe (vozitje pa leje, mbajtja e nje arme te ftohte dmth thike). Si nje 18 vjeçar edhe pse i ri ne moshe, kurre asnjeher ne jeten time nuk kisha pare askund e nuk kisha degjuar per ate lloje malltretimi nga ana e policis ndaj qytetareve… aq me shume te mendoja se nje dite do te isha une viktima. Po pra, viktima qe shihet duke u dhunuar fizikisht dhe psiqikisht nga “polici” Haris Kelmendi… jam une, Leotrimi.
E di se une kam gabuar per shkeljet ne trafik qe kam bere, te cilat po te kthehesha ne kohe nuk do t’i beja kursesi. Nuk e kam menduar kurre se nje dite do te trajtohesha ne ate menyre jo njerezore nga ata te cilet do t’i therrisja ne çast per ndihme nese do te kisha pare dhune te llojit te tille!
Ate nate isha ne makine me shokun tim te cilin per arsyet e tij personale nuk po e bej te ditur emrin. Para se te me ndalte mua patrolla e policis, ai iku se bashku me thiken! Pra, siç shihet ne kete video 10-15 sekondëshe keqtrajtimi, malltretimi, dhuna psiqike dhe fizike ketu ka qene fundi i rrahjes sime 2 oreshe nga te gjith policet e ndrrimit te asaj nate… ku ne fund pas gjithe asaj sjellje koleget e Harisit m’u drejtuan “Qe nje cigare prej neve”. Une gjithashtu kerkova ta therras edhe ndihmen e shpejt, pasi qe isha i rrahur aq keq e i dhunuar e ceku fizikisht dhe psiqikisht… ata mu drejtuan “hajt se ski nevoj se mir je”. Pas gjithe dhunes qe m’u shkaktua ate nate, kisha presion nga policia qe ta ndrroja deklaraten time se gjoja un kam pasur arme tjeter (revole) ne makine dhe shoku im me ka kercenuar per tu larguar nga policia ishte vetem nje propagand e Harisit dhe kolegve te tij.
Ne ate inqizim ku shihet “polici” Haris Kelmendi duke ushtruar dhune mbi mua, aty ishin te pranishem edhe 4-5 zyrtare te tjere policor duke inqizuar!
Une si Leotrim Rama 21 vjecar!
Edhe pse kane kaluar thuajse 3 vjet nga kjo ngjarje, gjendja psiqike me eshte renduar dhe trauma sa vjen e shtohet cdo dite! Ne baze te keshillave te psikologut kam bere cdo gje qe ta tejkaloj kete traume por ajo sa vjen dhe rendohet cdo dite.
Une ende kam shprese qe organet kompetente te drejtesis do te merren me kete rast.
Gjithashtu ne fund fare, falenderoj shume Portalin dhe Gazeten Sinjali te cilet pa u menduar fare me dhane mbeshtetjen qe kerkoja… perderisa portalet e tjera vendosen te heshten per kete ngjarje”(sic.), ka shkruar Rama.