Adriatik Berisha mjeku kosovar shoqëroi dje ish-presidentin Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Kosovë ka folur për gjendjen shëndetësore të babait të tij.
Doktori i cili e përqafoi Thaçin dhe mori vërejtje nga sigurimi, teksa doli nga Klinika, nuk ka dhënë shumë detaje nga takimi, transmeton Gazeta Stop.
Berisha tha se ka qenë emocional takimi me ish-presidentin.
Ai ka shkruar një postim në Facebook për vizitën e ish-presidentit dhe po ashtu edhe për gjendjen e Haxhi Thaçit.
“Ka kohë që pacientin në fjalë e përcjell dhe e hulumtoj, aq sa më lejon gjendja e tij dhe në aspekt hematologjik! Për shkak të gjendjes së rënduar të pacientit kam përshkruar një raport mjekësor profesional në detaje gjendjen e tij aktuale dhe pritjet nga gjetjet në vijim. Ky raport ka rezultuar me viziten e djeshme të ish-presidentit Thaqi! Jam thellësisht krenar që i gjithë ky proces i kësaj vizite meritore ka kaluar përmes duarve të mia. Sigurisht që pacientit i kam qëndruar afër dhe jam konsultuar në aspekt profesional hematologjik sa herë qe ka qenë e nevojshme e për shkak të gjendjes edhe dje e kisha për detyre ti qëndroj afër e ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së birit të tij ish-presidentit Thaqi.”, ka shkruar ai.
Berisha ka thënë se qëndron i palëkundur, krenar e profesionalisht korrekt gjithmonë , në çdo kohë e në çdo situatë.
Ai ka thënë se historia e shtetit të Kosovës është e shkruar me tri shkronja të arta dhe përherë do mbetet ashtu.
Postimi i plotë:
BMiq e qytetar të dashur,
Emri im është Adriatik Berisha, i biri i mjekut e profesorit Idriz Berisha, jam mjek specialist hematolog dhe në përfundim të doktoratës në Universitetin e Zagrebit në fushën e Hematologjisë.
Si profesionist shëndetësor tash e shumë vite ju shërbej me përgjegjësi, nder e etikë shumë pacientëve me shqetësime e sëmundje hematologjike, përfshirë edhe pacient jashtë kufinjëve për çka dhe jam dekoruar dhe nga ushtria amerikane! Sigurisht, njejt i kam shërby dhe pacientit Haxhi Th.
Pacienti në fjalë në gjendje të rënduar shëndetësore, me disa sëmundje shoqëruese, tash e disa javë ka qenë i hospitalizuar dhe ka marrë shërbime profesionale nga shumë profesionist shëndetësore përfshirë disa klinika të cilat duhen vlerësuar për punën e jashtzakonshme!
Ka kohë që pacientin në fjalë e përcjell dhe e hulumtoj, aq sa më lejon gjendja e tij dhe në aspekt hematologjik!
Për shkak të gjendjes së rënduar të pacientit kam përshkruar një raport mjekësor profesional në detaje gjendjen e tij aktuale dhe pritjet nga gjetjet në vijim.
Ky raport ka rezultuar me viziten e djeshme të ish-presidentit Thaqi!
Jam thellësisht krenar që i gjithë ky proces i kësaj vizite meritore ka kaluar përmes duarve të mia.
Sigurisht që pacientit i kam qëndruar afër dhe jam konsultuar në aspekt profesional hematologjik sa herë qe ka qenë e nevojshme e për shkak të gjendjes edhe dje e kisha për detyre ti qëndroj afër e ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së birit të tij ish-presidentit Thaqi.
Qëndroj i palëkundur, krenar e profesionalisht korrekt gjithmonë , në çdo kohë e në çdo situatë ashtu siq kanë qëndruar dhe prindërit e mi gjithmonë.
Të dashur miq, historia e shtetit të Kosovës është e shkruar me tri shkronja të arta dhe përherë do mbetet ashtu.
I juaji,
Dr. Adriatik Berisha