Sot ka ndërruar jetë babai i kreut të OVL-UÇK’së, Hysni Gucati.
Njoftimin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët e Hysni Gucatit.
Por, ende nuk dihet nëse Gucati i cili javën e kaluar u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim do të lejohet që të marrë pjesë në varrimin e babit të tij.
Në një përgjigje për Demokracia.com nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale është thënë se paneli do të vendosë për kërkesën e Gucatit.
“Siç e dini, z. Gucati ishte në Kosovë dy javë më parë për një vizitë paraburgimi për arsye detyruese humanitare. Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara lejon personat e paraburgosur t’i bëjnë kërkesa trupit gjykues kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për çdo kërkesë të tillë.”, ka thënë Anglea Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Varrimi i të ndjerit Avdullah Hasan Gucatit do të bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e fshatit Marinë që gjenden afër kompleksit memorial të dëshmorëve.